Kurti uron ditën e parë të shkollës, përmend subvencionimin për mjete shkollore e rritjen e shtesave për fëmijë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Ai përmes një postimi në Facebook, ka përmendur subvencionimin për mjete shkollore dhe rritjen e shtesave për fëmijë. “Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe i rrugëtimit të përbashkët të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve të shtetit drejt të…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka përmendur subvencionimin për mjete shkollore dhe rritjen e shtesave për fëmijë.
“Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe i rrugëtimit të përbashkët të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve të shtetit drejt të ardhmes që na pret, për të cilën punojmë sot e çdo ditë. Edhe këtë vit, po bëjmë subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa e parë (I) deri në klasën e nëntë (IX), ndërkohë që nga muaji gusht i kemi rritur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç përmes së cilave po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme të shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se MASHTI është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë deri sa ka uruar që të jetë vit i suksesshëm. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: