Kurti ua ofroi nënshkrimet LDK-së edhe për Osmanin, vjen reagimi i parë nga LDK: Për çka, për ta bërë kuorumin që mos ta zgjedhësh Vjosën a

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot i ka ofruar LDK-së 15 nënshkrime për ta kandiduar këdo që ata duan për Presidente, edhe Vjosa Osmanin. Për këtë ka reaguar deputetja e kësaj partie, Doarsa Kica-Xhelili. Ajo tha se Kurti njëherë tha nuk keni kandidat, ja dhanë atë, më pas tha nuk keni nënshkrime kur ja kanë…

Lajme

28/04/2026 20:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot i ka ofruar LDK-së 15 nënshkrime për ta kandiduar këdo që ata duan për Presidente, edhe Vjosa Osmanin.

Për këtë ka reaguar deputetja e kësaj partie, Doarsa Kica-Xhelili.

Ajo tha se Kurti njëherë tha nuk keni kandidat, ja dhanë atë, më pas tha nuk keni nënshkrime kur ja kanë dhënë pyeti se pse janë ato nënshkrime. Ajo ka thënë se tash Kurti po thotë se i japim nënshkrimet por jo votat.

“Besa, nënshkrimet nuk do t’i ofronte po të ishte e vërtetë që s’kemi as kandidat as nënshkrime. E për çka nënshkrimet e tua, kryeministër? Për t’a bërë kuorumin që ti të MOS e zgjedhësh Vjosën por kandidaten tënde a?”, ka thënë ajo.

Kica-Xhelili i ka dërguar një mesazh edhe kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut.

“Dhe për fund, të lutem tregoji Albulenës që Vendimi me Nr. Ref. AGJ 3004/26 i Gjykatës Kushtetuese ja vizaton në paragrafin 175 qe s’mund të na detyrojë për pjesëmarrje”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: