Kurti vazhdon takimet me diasporën, nga Amerika tani me ata në Poloni
Dita e djeshme e takimeve të Kryeministrit Albin Kurti, u përmbyll me një bashkëbisedim me diasporën shqiptare në Poloni. Me bashkatdhetarët, kryeministri diskutoi për përkushtimin e mërgatës dhe kontributin e tyre për progresin dhe zhvillimin e Kosovës. Kurti tha se diaspora është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë, ku bashkërisht duhet të intensifikojmë…
Lajme
Dita e djeshme e takimeve të Kryeministrit Albin Kurti, u përmbyll me një bashkëbisedim me diasporën shqiptare në Poloni.
Me bashkatdhetarët, kryeministri diskutoi për përkushtimin e mërgatës dhe kontributin e tyre për progresin dhe zhvillimin e Kosovës.
Kurti tha se diaspora është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë, ku bashkërisht duhet të intensifikojmë përpjekjet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me këtë shtet.
Ai mes tjerash i njoftoi pjesëmarrësit edhe me takimet e mbajtura gjatë këtyre dy ditëve në kuadër të Forumit të Sigurisë të Varshavës dhe bisedat e frytshme të zhvilluara me miq e partnerë.
Po ashtu në njoftim thuhet se Kurti theksoi se Polonia është një partner i rëndësishëm, me të cilën synojmë thellimin e bashkëpunimit në shkëmbime ekonomike, mbrojtje e siguri, dhe ndërveprim kulturor mes shumë fushash të tjera. /Lajmi.net/