Kurti takon bashkatdhetarët në Connecticut: E dimë që ju jeni jashtë atdheut, por po ashtu e dimë që ju jeni brenda kombit

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz u mirëpritën në një organizim madhështor nga mërgata në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Hasan Prishtina” në Waterbury, Connecticut. Mes pjesëmarrësve të shumtë në këtë pritje ishte dhe Kryetari i…

Lajme

30/09/2024 12:42

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz u mirëpritën në një organizim madhështor nga mërgata në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Hasan Prishtina” në Waterbury, Connecticut.

Mes pjesëmarrësve të shumtë në këtë pritje ishte dhe Kryetari i Qytetit të Ëaterbury, Paul K. Pernereëski Jr., Senatori amerikan Richard Blumenthal si dhe Shefi i Policisë së Ëaterbury, Fred Spagnolo.

Kurti falënderoi bashkatdhetarët për pritjen e përzemërt. Njëkohësisht falënderoi edhe kryetarin e qytetit, Pernereëski e Senatorin Blumenthal për praninë e tyre dhe fjalët e tyre mbështetëse, dhe për nderimin me Çelësin e Qytetit.

“Ne e dimë që ju jeni jashtë atdheut, por po ashtu e dimë që ju jeni brenda kombit dhe duke qenë brenda kombit kemi përgjegjësi për njëri tjetrit, e duhet të punojmë bashkë sa më shumë për një kontribut sa më të madh edhe shoqëror e familjar por e dhe shtetëror e kombëtar ashtu që shqiptaria që do t’ia lëmë brezave pas nesh të jetë shumë më e mirë se sa ajo që e kemi gjetur”, ka thënë Kurti.

Ai tha se gjatë këtyre tri vjet e gjysmë të qeverisjes janë përpjekur që të japin shembullin e kontributit për vendin ashtu që të investohet aty ku ka më së shumti nevoja.

Duke reflektuar mbi të arriturat e shtetit të Kosovës 25-vjet pas çlirimit, ai shtoi se Kosova është histori e dyfishtë suksesi: i intervenimit të NATO-s që e ndali gjenocidin e Serbisë si dhe rritjes ekonomike të kombinuar me progres demokratik.

“Për të dy këto rrëfime të suksesit, në zemër të tyre i kemi ShBA-të, që ishin aleati, miku dhe partneri ynë më i madh dhe i pazëvendësueshëm, edhe për çlirim e pavarësim, por edhe për zhvillim e demokratizim. Andaj faleminderit Shteteve të Bashkuara të Amerikës me të cilat ne gjithnjë ndajmë vlera, interesa, parime dhe qëllime të përbashkëta”, tha Kurti.

Ndërkaq në fjalën e tij, Kryetari i Qytetit të Ëaterbury, Paul K. Pernereëski Jr., që numëron një komunitet prej 12 mijë shqiptarëve, tha se komuniteti shqiptar në Ëaterbury është ndër më të mëdhenjtë në Amerikë dhe se ata kontribuojnë çmueshëm në jetën shoqërore të qytetit. Ai u shpreh nderuar që sot qyteti po mirëpret kryeministrin Kurti dhe në emër të tij dhe qytetarëve, tha se ka kënaqësi që t’ia dhurojë Çelësin e Qytetit, si vlerësim ndaj udhëheqjes dhe përkushtimit të Kryeministrit për nxitjen e miqësisë ndërkombëtare dhe simbol që dyert të qytetit të Ëaterbury janë gjithmonë të hapura për të.

Më tej, Senatori Richard Blumenthal i shprehu mirëseardhjen kryeministrit Kurti në Connecticut, duke e quajtur atë një person që e di mirë se çfarë do të thotë të luftosh për liri dhe për vendin, dhe se e admiron kurajën dhe qëndresën e tij. Ai shtoi se e gjithë Amerika do të qëndrojë përkrah Kosovës, teksa përballemi me Serbinë dhe Rusinë. Ai shprehu dëshirën që ta vizitojë Kosovën bashkë edhe me senatorë të tjerë amerikanë dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij për Kosovën si dhe komunitetin shqiptar në Amerikë.

Ndërkaq në kuadër të organizimit mikpritës kishte edhe një program kulturor-artistik me këngë dhe valle tradicionale. /Lajmi.net/