Kurti tregoi pse nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Çitaku i reagon ashpër: Çfarë tallje pa kripë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë natës së mbrëmshme e dha si arsye “plotësimin e shumë formularëve”, për faktin që nuk i ka vizituar ende ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. “Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë natës së mbrëmshme e dha si arsye “plotësimin e shumë formularëve”, për faktin që nuk i ka vizituar ende ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Kurti në RTK.
Ndaj kësaj deklarate të kryeministrit ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. Çitaku ka thënë se kjo është përbuzje dhe mungesë empatie ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë.
Mes shumë “perlave” të shprehura mbrëmë, Kryeministri paska deklaruar se nuk i ka vizituar luftëtarët e UÇK-së në Hagë, sepse, sipas tij, “priton të mbushë formularët”.
Zot na ruaj! Ndoshta kjo shpjegon edhe mungesën e vizitave të tij në SHBA – ndoshta edhe për vizë amerikane është po i njëjti problem, “formularët”.
Çfarë tallje pa krip, çfarë përbuzje dhe mungese e plotë empatie ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë.
Turp.