Kurti thirrje BE-së: Reagoni për arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga Serbia

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit politike, situata e komuniteteve joshumicë – me theks të veçantë te komuniteti serb – si dhe hapat konkretë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, raporton…

Lajme

06/08/2025 20:06

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit politike, situata e komuniteteve joshumicë – me theks të veçantë te komuniteti serb – si dhe hapat konkretë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, raporton lajmi.net

Kurti bëri të ditur se që nga prilli i vitit 2024, përmes një programi qeveritar janë punësuar mbi 800 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i vitit të kaluar janë regjistruar mbi 430 biznese të reja.

Ai shtoi se nga nëntori i vitit 2022, rreth 200 pjesëtarë të rinj serbë janë integruar në Policinë e Kosovës.

Në takim, Kurti shprehu shqetësimin e tij për kërcënimet e vazhdueshme nga udhëheqësit e Serbisë, si dhe për arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës që kalojnë përmes territorit serb, duke kërkuar një reagim të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare.

Sorensen e ka nisur vizitën e tij në Prishtinë gjatë ditës ku është takuar me të paren e shtetit, Vjosa Osmanin./Lajmi.net/