Kurti tha se s’ka amnisti për manipulimet me vota, Deda: Le të shkarkohet pra nëkryetari i dënuar i Mitrovicës

Analisti politik, Ilir Deda, ka reaguar pas shkrimit që sot ka bërë kreu i LVV-së, Albin Kurti, lidhur me dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Deda ka thënë se deklarata e Kurtit se s’ka amnisti për manipuluesit e votës do të duhej të përcillej me shkarkimin e nënkryetarit të Mitrovicës së…

Lajme

24/01/2026 16:50

Analisti politik, Ilir Deda, ka reaguar pas shkrimit që sot ka bërë kreu i LVV-së, Albin Kurti, lidhur me dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Deda ka thënë se deklarata e Kurtit se s’ka amnisti për manipuluesit e votës do të duhej të përcillej me shkarkimin e nënkryetarit të Mitrovicës së Jugut i cili është i dënuar për manipulim të votave.

“Deklarata “nuk ka amnisti për manipuluesit e votës” kish qenë mirë me u përcjellë me shkarkim të nënkryetarit të Mitrovicës – dy herë i dënuar për manipulim të votës qytetare”, ka shkruar Deda.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme në një postim në profilin e tij në “facebook” ka thënë se s’duhet të ketë aministi për ata që janë përfshirë në manipulim të votave.

“Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti”, ka shkruar Kurti.

Kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ditë më parë ka emëruar në pozitën e nënkryetarit të Komunës, Enis Osmanin, i cili është i dënuar për falsifikim të rezultateve të votimit.

Sipas aktakuzës, gjatë numërimit të tyre, duke i hequr votat disa kandidatëve dhe duke ua shtuar votat disa kandidatëve të tjerë, i regjistron në mënyrë të pasaktë gjithsej 246 vota, 228 prej tyre si vota të shtuara dhe 18 prej tyre si vota te hequra, prej tyre të shtuara 56 për PDK, 112 për LDK dhe 60 për LVV dhe të hequra 8 për PDK dhe 10 për LDK./Express/