Kurti: Terminalet e privatizuara do t’i kalojnë shtetit më shpejt se numrat e Z-Mobile
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se terminalet doganore të privatizuara do të kalojnë në pronësi të shtetit më shpejt se që kanë kaluar numra e Z-Mobile në pronësi të VALA-s.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka kujtuar betejën e gjatë të Valës me kompaninë Z-mobile.
Postimi i plotë:
Beteja ishte e gjatë, mirëpo mbrëmë në mesnatë, më në fund, 300 mijë numra të Z-Mobile kanë kaluar te Vala. Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës. /Lajmi.net/