Kurti takon komandantin e FSK-së, flasin për të arriturat dhe sfidat e ardhshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar me gjeneral lejtnant Bashkim Jasharin, të cilët folën për ngritjen dhe rritjen e FSK-së. Kurti tha se vendin e presin sfida të mëdha, dhe investimi në ushtri është i domosdoshëm për avancimin e vendit në NATO, shkruan Lajmi.net. “Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e…

Lajme

07/05/2024 09:38

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar me gjeneral lejtnant Bashkim Jasharin, të cilët folën për ngritjen dhe rritjen e FSK-së.

Kurti tha se vendin e presin sfida të mëdha, dhe investimi në ushtri është i domosdoshëm për avancimin e vendit në NATO, shkruan Lajmi.net.

“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s.” /Lajmi.net/