Kurti takon Guerotin, flasin për ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtja e tyre, ndërhyrjet e Serbisë dhe rruga përpara për formimin e institucioneve të dala nga rezultatet e zgjedhjeve, ishin çështjet kryesore të diskutimit. Gjatë bisedës, po ashtu u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ambasadës franceze…

Lajme

19/02/2025 17:19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtja e tyre, ndërhyrjet e Serbisë dhe rruga përpara për formimin e institucioneve të dala nga rezultatet e zgjedhjeve, ishin çështjet kryesore të diskutimit.

Gjatë bisedës, po ashtu u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ambasadës franceze dhe institucioneve të vendit dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovë dhe Francës. /Lajmi.net/