Kurti takon ambasadorin Walker, i shpreh mirënjohjen për rolin e tij në ekspozimin e krimeve gjenocidiale të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim sot, ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpunëtorë. Kjo vizitë është realizuar në prag të shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut. “Gjatë një bisede të përzemërt, kryeministri u shpreh se është gjithmonë i…

Lajme

14/01/2026 16:48

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim sot, ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpunëtorë.

Kjo vizitë është realizuar në prag të shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

“Gjatë një bisede të përzemërt, kryeministri u shpreh se është gjithmonë i lumtur ta mirëpresë dhe ta takojë ambasadorin Walker, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për rolin historik që ai ka pasur për popullin e Kosovës në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë, për miqësinë e çmuar që vazhdon dhe për angazhimin e tij të pareshtur në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë. Bashkëbiseduan për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për përgatitjet për ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, e cila do të mbahet nesër në komunën e Shtimes, ku të dy do të marrin pjesë”, ka njoftuar ZKM.

Ambasadori Walker e ka falënderuar për takimin dhe bisedën, dhe e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. /Lajmi.net/