Kurti takoi Ramën: Biseduan për marrëdhënie ndërshtetërore e ndërqeveritare, si dhe projektet infrastrukturore me interes të përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim bilateral kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Pritjen e tij, Kurti e ka bërë me ceremoni zyrtare, shkruan lajmi.net. ZKM ka thënë se në këtë takim marrëdhëniet ndërshtetërore, marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët dhe mundësitë e reja në këtë mandat të dy qeverive, ishin…

Lajme

16/02/2026 16:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim bilateral kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Pritjen e tij, Kurti e ka bërë me ceremoni zyrtare, shkruan lajmi.net.

ZKM ka thënë se në këtë takim marrëdhëniet ndërshtetërore, marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët dhe mundësitë e reja në këtë mandat të dy qeverive, ishin ndër temat kryesore të diskutimit.

“Kryeministri Rama uroi kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për formimin e Qeverisë, për çka kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij dhe vullnetin e Qeverisë që drejton për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shërbim të qytetarëve dhe mbarë kombit. Bashkëpunimi dhe marrëveshjet e deritanishme ndërshtetërore në pesë vitet e fundit kanë përfshirë njësimin e teksteve shkollore, projektet kulturore mbarëkombëtare, projektet infrastrukturore, si hekurudha Prishtinë-Durrës, lehtësimin e lëvizjes në zonat kufitare, njohjen e diplomave, pastaj bashkëpunimi në energji, siguri, sport, transport, turizëm dhe zhvillim ekonomik”, ka njoftuar ZKM. /Lajmi.net/