Kurti takohet me Ulutas: U diskutua për situatën e sigurisë në zhvillimet dhe ndryshimet e mëdha në botë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përgatitur në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Siç ka njoftuar ZKM, Ulutas e ka uruar kryeministrin Kurti për mandatin e ri qeverisës dhe kanë diskutuar për bashkëpunim të ngushtë mes KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. “Në takim u diskutua për…

Lajme

11/03/2026 16:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përgatitur në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Siç ka njoftuar ZKM, Ulutas e ka uruar kryeministrin Kurti për mandatin e ri qeverisës dhe kanë diskutuar për bashkëpunim të ngushtë mes KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Në takim u diskutua për situatën e sigurisë, në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë, me ç’rast Kryeministri vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm. Kryeministri Kurti e falënderoi komandantin Ulutaş për kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm në udhëheqjen e KFOR-it dhe për bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar ZKM. /Lajmi.net/