Kurti takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Espen Barth Eide. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar që krijon marrëveshja EFTA, dhe fusha tjera me interes…

Lajme

15/02/2026 17:58

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Espen Barth Eide.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar që krijon marrëveshja EFTA, dhe fusha tjera me interes të përbashkët.

Në takim u veçua sektori i ekonomisë, teknologjisë, energjisë, minierave dhe mineraleve dhe infrastrukturës. Kryeministri Kurti theksoi planet dhe projektet e mëdha kapitale të qeverisë gjatë këtij mandati të ri në infrastrukturë kritike, sportit dhe transportit, të cilat njëherësh paraqesin edhe mundësi për investitorë të huaj. “, ka njoftuar ZKM.

Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen për miqësinë, kontributin dhe mbështetjen e Norvegjisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. /Lajmi.net/