Kurti takohet me ministrin arab të Investimeve, e fton për investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, është takuar me ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih. Në bashkëbisedimin mes tyre, Kurti e falënderoi ministrin Al-Falih për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën. Sipas njoftimit të ZKM-së,…

Lajme

23/01/2025 15:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, është takuar me ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.

Në bashkëbisedimin mes tyre, Kurti e falënderoi ministrin Al-Falih për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën.

Sipas njoftimit të ZKM-së, Kurti e ka njoftuar zyrtarin arab mbi progresin e Kosovës, teksa e ka ftuar atë për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e transportit, mjedisit, energjisë dhe turizmit. /Lajmi.net/