Kurti takohet me kosovarët në Paris: Nëse dikush prej juve është avokat këtu, do kisha qenë i interesuar të bëhet prokuror në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke qëndruar në Paris prej disa ditësh. Mbrëmë ai ka takuar një pjesë të shtetasve kosovarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Paris. Ndër të tjerash Kurti aty foli për ndihmën që Kosovës i nevojitet bashkëpunimi me mërgatën. “Përfshirja sa më madhe dhe më e gjerë e bashkatdhetarëve në…

Lajme

09/11/2026 09:36

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke qëndruar në Paris prej disa ditësh.

Mbrëmë ai ka takuar një pjesë të shtetasve kosovarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Paris.

Ndër të tjerash Kurti aty foli për ndihmën që Kosovës i nevojitet bashkëpunimi me mërgatën.

“Përfshirja sa më madhe dhe më e gjerë e bashkatdhetarëve në jetën publike e institucionale në Kosovë, përveç lidhjes së tyre me vendlindjen, i shërben forcimit të institucioneve të Republikës, me përvojën dhe ekspertizën, me kulturën dhe shprehinë e punës, që sjellin nga demokraci e shtete të zhvilluara”,deklaroi Kurti.

Ai tha se drejtësia dhe arsimi janë dy shtylla me të cilat do të matemi se çfarë bëm apo çfarë nuk bëm.

“Pikërisht për këtë diskutuam me pjesëtarë të mërgatës sonë të çmuar në Francë, të cilët pata kënaqësi t’i takoj të dielën, para nisjes së Forumit të Paqes në Paris.Nëpërmjet “Dritares për Investime të Diasporës” do të mbështeten ndërmarrës nga mërgata për investime që realizohen në Kosovë. Për kreditë që merren për investimet e tyre, shteti ynë do të jetë garant, duke shërbyer si hipotekë për ta. Kësisoj mërgata lëvizë drejt kapërcimit nga sakrifica për të kontribuuar në investim për të fituar. Ndërkaq, me Programin 1 Miliard Euro për prodhim dhe industri do të mbështeten projektet strategjike dhe prioritare të industrisë”,shtoi ai./Lajmi.net/