Kurti sot në Kamenicë

Kryeministri Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë në Kamenicë. Sipas agjendës, nga ora 11:00 ai do të merr pjesë në përurimin e Parkut Teknologjik në këtë qytet. Më pas, shefi i ekzekutivit do të jetë pjesëmarrës në ceremoninë e përuririmit të investimeve në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës. Ndërkaq, nga ora…

Lajme

16/09/2024 08:50

Kryeministri Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë në Kamenicë.

Sipas agjendës, nga ora 11:00 ai do të merr pjesë në përurimin e Parkut Teknologjik në këtë qytet.

Më pas, shefi i ekzekutivit do të jetë pjesëmarrës në ceremoninë e përuririmit të investimeve në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës.

Ndërkaq, nga ora 16:30, Kurti në Prishtinë, merr pjesë në hapjen e KSDW 2024 – Kosovo Sustainable Development Week.

Agjenda e plotë:

 

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e Parkut Teknologjik, në Kamenicë.

 

VENDI: Afër objektit të komunës në Kamenicë

KOHA: 11:00

 

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e investimeve në shkollën “Metush Krasniqi”, Roganë, Kamenicë.

 

VENDI: Roganë, Kamenicë

KOHA: 12:00

 

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e KSDW 2024 – Kosovo Sustainable Development Week.

 

VENDI:  Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë

KOHA: 16:30