Kurti shkruan për Hafiz Gagicën: Humbje e madhe, do të mbahet mend si bartës i organizimit të mërgatës tonë në Gjermani
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një postim për Hafiz Gagicën që ndërroi dje. Kurti tha se ndarja nga jeta e Gagicës është humbje e madhe dhe lajm i hidhur, transmeton lajmi.net Në postimin e bërë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e vlerësoi lartë figurën e Hafiz Gagicës. “Hafiz Gagica do të mbahet mend…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një postim për Hafiz Gagicën që ndërroi dje.
Kurti tha se ndarja nga jeta e Gagicës është humbje e madhe dhe lajm i hidhur, transmeton lajmi.net
Në postimin e bërë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e vlerësoi lartë figurën e Hafiz Gagicës.
“Hafiz Gagica do të mbahet mend si bartës i organizimit të mërgatës tonë në Gjermani, si atdhetar e veprimtar i palodhur, që nuk kurseu asgjë për jetësimin dhe forcimin e sistemit të Republikës së Kosovës që ndodhej nën okupim gjatë viteve të ’90-ta.”, shkroi Kurti ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Ndarja nga jeta e Hafiz Gagicës është një humbje e madhe dhe lajm i hidhur.
Hafiz Gagica do të mbahet mend si bartës i organizimit të mërgatës tonë në Gjermani, si atdhetar e veprimtar i palodhur, që nuk kurseu asgjë për jetësimin dhe forcimin e sistemit të Republikës së Kosovës që ndodhej nën okupim gjatë viteve të ’90-ta. Ai ishte mik i ngushtë i Jusuf Gërvallës, njëri nga aktivistët e hershëm e të zotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në mërgatë, si dhe bashkëpunëtor i afërt i Sali Çekajt dhe i presidentit Ibrahim Rugova.
Ai u bë zë i Kosovës edhe në lobim dhe në takime të rëndësishme në kohë të vështira. Ndërsa nuk do të harrohet asnjëherë tubimi në Bonn më 1998, për të cilin ai punoi shumë, e ku morën pjesë më shumë se 100 mijë shqiptarë që kërkuan liri për Kosovën.
Nderime për jetën dhe veprën e Hafiz Gagicës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve!/lajmi.net/