​Ish-shefi i kabinetit të Kurtit, Luan Dalipi doli i pari në konkursin për drejtor të Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit

Luan Dalipi, ish-shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pritet të jetë drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike bëri të ditur se Dalipi doli i pari ndër kandidatë në konkursin për këtë post, duke saktësuar se ai ka marrë…

Lajme

26/06/2026 15:47

Luan Dalipi, ish-shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pritet të jetë drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike bëri të ditur se Dalipi doli i pari ndër kandidatë në konkursin për këtë post, duke saktësuar se ai ka marrë gjithsej 80.6 pikë, prej të cilave 24 pikë në testin me shkrim dhe 56.6 pikë në intervistë.

I dyti në këtë konkurs doli Alban Maliqi me gjithsej 73.8 pikë, prej të cilave 29 pikë nga testi me shkrimdhe 44.8, pikë në intervistë.

Afati i ankesave eventuale është 30 ditë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Dalipi ishte shef i kabinetit të kryeministrit rreth pesë vjet. Ai vetë kishte njoftuar më 26 shkurt 2026 në Facebook se më nuk do ta kryente këtë detyrë.

Agjencia e Investimeve dhe Eksporteve ka për qëllim promovimin dhe investimet dhe eksportet në Republikën e Kosovës.