Kurti shfrytëzon Masakrën e Reçakut për të sulmuar sistemin e drejtësisë: Më shumë se dy dekada dështim, kurrfarë përpjekjesh
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur në lidhje njoftimin e fundi për arrestimin e 5 ish-pjesëtarëve të Policisë së Serbisë që janë të dyshuar se ishin pjesë e kryerjes së Masakrës së Reçakut. Kurti në fjalimin e tij sulmoi sistemin e drejtësisë pasi sipas tij në më shumë se dy…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur në lidhje njoftimin e fundi për arrestimin e 5 ish-pjesëtarëve të Policisë së Serbisë që janë të dyshuar se ishin pjesë e kryerjes së Masakrës së Reçakut.
Kurti në fjalimin e tij sulmoi sistemin e drejtësisë pasi sipas tij në më shumë se dy dekada s’ka pasur aspak përpjekje për t’i ndjekur përgjegjësit e masakrës, transmeton lajmi.net.
“Afër 27 vite e gjysmë prej Masakrës së Reçakut janë arrestuar 5 ish-pjesëtar të Policisë së Serisë. Përderisa në njërën anë përgëzojmë institucionet për arrestimin të dyshuarve, pasi siç u tha prej një hetimi prej 6 muajsh nuk mund të vëmë në spikamë faktin se deri në vitin 2020 askush nuk është marrë me këtë rast. Rrjedhimisht nga mijëra të trashëguara nga EULEX-i, asnjë nuk ishte për Masakrën e Reçakut. Në njërën anë kemi arrestim pas 6 muajsh hetim, në anën tjetër kemi më shumë se dy dekada dështim apo kurrfarë përpjekjesh për ndjekje të përgjegjësve dhe zero angazhim për drejtësi lidhur me këtë rast. Derisa po i afrohemi 3 dekadave të plota nga lufta e fundit, dëshmitarët po plakën, jo edhe pak të tjerë kanë vdekur, andaj është e domosdoshme që hetimet dhe gjykimet e kryera gjatë luftës të marrin hov e ritëm të shtuar. Si Qeveri e Republikës jemi gjithnjë të interesuar, të angazhuar, të përkushtuar të ndihmojmë në këtë drejtim.”, tha ai./lajmi.net/