Kurti sërish s’do të deklarohet për zhvillimet e sigurisë, thotë se “tash po fillon vallja”

Në sheshet kryesore të Prishtinës janë duke u shënuar një varg aktivitetesh. Këto aktivitete janë duke u shënuar pikërisht në 25 vjetorin e themelimit të një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend, të Policisë së Kosovës. Të pranishëm në këto aktivitete tashmë janë edhe krerët e institucioneve të vendit. Kryeministri Albin Kurti,…

Lajme

04/09/2024 12:44

Në sheshet kryesore të Prishtinës janë duke u shënuar një varg aktivitetesh.

Këto aktivitete janë duke u shënuar pikërisht në 25 vjetorin e themelimit të një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend, të Policisë së Kosovës.

Të pranishëm në këto aktivitete tashmë janë edhe krerët e institucioneve të vendit.

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha si dhe zyrtarë të shumtë policorë janë parë duke parakaluar në shesh, duke qenë edhe afër fëmijëve të shumtë të cilët sot janë uniformuar në nderim të shënimit të 25 vjetorit.

Por pavarësisht pjesëmarrjes në këto aktivitete, kryeministrin Kurti dhe ministri Sveçla nuk kanë dashur të deklarohen në lidhje me interesin publik për zhvillimet e fundit në vend.

Madje kryeministri Kurti tha se “tash po fillon vallja”, duke mos dashur të flasë më tepër./Lajmi.net/