Kurti: S’e di cila do të jetë zgjidhja, por kemi thënë që e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot QKUK-në, meqë rast është pyetur edhe për situatën e krijuar në vend në institucione e politikë. Kurti me këtë rast tha se duhet të pritet edhe pak ditë deri në daljen e njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të procedohet tutje. Kurti deklaroi se…

Lajme

06/08/2025 14:14

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot QKUK-në, meqë rast është pyetur edhe për situatën e krijuar në vend në institucione e politikë.

Kurti me këtë rast tha se duhet të pritet edhe pak ditë deri në daljen e njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të procedohet tutje.

Kurti deklaroi se nuk e di cili do të jetë vendimi dhe zgjidhja që do të japë Kushtetuesja, por shtoi se kanë deklaruar tanimë se do ta respektojnë këtë vendim, transmeton lajmi.net.

“Duhet të presim edhe fare pak ditë. Unë nuk e di se çka kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kurti.

“Le të presime dhe pak ditë”, ka shtuar tutje.

“Vetëm gjashtë seanca kanë qenë duke e votuar jo-sukseshëm kandidaten tonë Albulena Haxhiu, të gjitha seancat e tjera është duke u mohuar votimi i fshehtë, kështu që besoj se është shumë gabim që në Kosovë është krijuar praktika sipas të cilës deputetët opozitarë bojkotojnë votimin edhe atë duke e kundërshtuar votimin e fshehtë që është një prej mënyrave për zgjedhjen e kandidatëve. Meqë rast s’ka përparësi votimi i hapur nga ai i fshehtë.Ndërkohë ju e dini se të gjitha partitë politike përfshirë edhe mua si kryetar i VV-së jemi duke punuar për zgjedhjet lokale, e sot një javë duhet dorëzuar listën e kandidatëve për asamblistë”./Lajmi.net/