Kurti: Jam i gatshëm prej nesër për takime me partitë politike për çështjen e Presidentit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar. Në fillim të mbledhjes Kurti ka përshëndetur të gjithë dhe tha se sipas protokollit kjo mbledhje do të duhej të ishte ceremonial, por sot po i kthehen punës. Më pas Kurti prezantoi një nga një gjithë kabinetin e ri qeveritar.…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar.
Në fillim të mbledhjes Kurti ka përshëndetur të gjithë dhe tha se sipas protokollit kjo mbledhje do të duhej të ishte ceremonial, por sot po i kthehen punës.
Më pas Kurti prezantoi një nga një gjithë kabinetin e ri qeveritar.
“Shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve me nder dhe përkushtim është nderi më i madh që do ta keni e do të gëzoni nga këto ulëse e nga zyrat tuja.Mësimet që kemi nxjerrë nga mandatet e kaluar dhe përvojën që kemi fituar më bëjnë të besoj se ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë kabineti qeveritar më i suksesshëm në Republikën tonë që shumë shpejtë i mbush 18 vjet.Ju uroj për detyrën dhe pritjet që qytetarët kanë nga ne janë vetë standardi që kemi vendosur vetë ne, që duhet të nderojmë e të përmbushim çdo ditë”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
Pas kësaj Kurti deklaroi se sot do të bëhet miratimi i një liste të marrëveshjeve ndërkombëtarë që po presin në Kuvend nga viti i kaluar.
“Kuvendi u shpërbë pa u votuar këto marrëveshje e duke rrezikuar miliona euro. Sot po riprocesojmë në Kuvend edhe projektligjin e buxhetit për vitin 2026 në vlerë prej 4 miliardë euro”,shtoi ai.
“Tash jem në hapin e parë votimi i buxhetit 2026 dhe miratimi i marrëveshje ndërkombëtare. Posa të kryhen këto jam i gatshëm që prej nesër për takime e diskutime me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me çështjen e Presidentit të Kosovës”,deklaroi Kurti./Lajmi.net./