Kurti: Rrjedha jonë as nuk ndahet e as nuk ndalet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një tubim në Ferizaj ka theksuar angazhimin për vazhdimin e zhvillimit dhe përparimit të vendit, duke shtuar se rrjedha e Lëvizjes Vetëvendosje as nuk ndahet dhe as nuk ndalet.   Kurti u shpreh se me përkrahjen e qytetarëve do të vazhdojnë të ecin krah për krah drejt datës 9…

Lajme

09/01/2025 20:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një tubim në Ferizaj ka theksuar angazhimin për vazhdimin e zhvillimit dhe përparimit të vendit, duke shtuar se rrjedha e Lëvizjes Vetëvendosje as nuk ndahet dhe as nuk ndalet.

 

Kurti u shpreh se me përkrahjen e qytetarëve do të vazhdojnë të ecin krah për krah drejt datës 9 shkurt, duke siguruar më shumë rritje, zhvillim dhe siguri për qytetarët.

Ai falënderoi qytetarët e Ferizajt për mikpritjen dhe mbështetjen, duke i ftuar ata që të bashkohen në tubimin e radhës më 19 janar në Sallën e Sporteve “Bill Clinton”.