Kurti reagon pas hapjes së pikës kufitare Glloboçicë–Jazhincë: Po lehtësohet lëvizja me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas hapjes zyrtare të pikëkalimit kufitar të përbashkët Glloboçicë–Jazhincë me Maqedoninë e Veriut. Ai e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në prag të sezonit turistik veror. Sipas tij, kjo është pika e dytë kufitare që bëhet funksionale brenda dy muajve, pas asaj në Hani të…

Lajme

28/05/2025 22:41

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas hapjes zyrtare të pikëkalimit kufitar të përbashkët Glloboçicë–Jazhincë me Maqedoninë e Veriut.

Ai e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në prag të sezonit turistik veror.

Sipas tij, kjo është pika e dytë kufitare që bëhet funksionale brenda dy muajve, pas asaj në Hani të Elezit – Bllacë, dhe do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve.