Kurti pritet në parlamentin e Nordrhein-Westfalen gjatë vizitës në Gjermani

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në parlamentin e Nordrhein-Westfalen në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Gjermani. Sipas njoftimit, Kurti fillimisht është mirëpritur nga zëdhënësi i Komitetit Kryesor nga SPD, Hartmut Ganzke, dhe kreu i Komitetit për Evropë dhe Çështje Ndërkombëtare, Stefan Engstfeld. Më pas, ai është takuar edhe me…

Lajme

11/05/2026 22:47

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në parlamentin e Nordrhein-Westfalen në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Gjermani.

Sipas njoftimit, Kurti fillimisht është mirëpritur nga zëdhënësi i Komitetit Kryesor nga SPD, Hartmut Ganzke, dhe kreu i Komitetit për Evropë dhe Çështje Ndërkombëtare, Stefan Engstfeld. Më pas, ai është takuar edhe me shefin e Grupit Parlamentar të SPD-së, Jochen Ott.

Gjatë takimeve, Kurti ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen ndaj Kosovës dhe ka folur për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e diplomacisë parlamentare.

Në takim është diskutuar edhe për mërgatën si urë lidhëse për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si dhe për infrastrukturën dhe mobilitetin, me theks te rëndësia e aeroporteve rajonale.

Temë e diskutimeve kanë qenë edhe arsimi, me theks të veçantë mundësitë për programe bursash dhe shkëmbime.

Kurti ka folur po ashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e energjisë, duke theksuar se Nordrhein-Westfalen është rajoni kryesor energjetik dhe industrial në Gjermani.

Ai është shkruar edhe në Librin e Artë të Parlamentit të Nordrhein-Westfalen, i paraparë për nënshkrime nga mysafirë të rangut të lartë që vizitojnë këtë institucion.