Kurti pret Imamin e Qabesë: Mirënjohës për mbështetjen e Arabisë Saudite në periudhat tona më të vështira
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në zyrën e tij Imamin e Qabesë, Dr. Bandar Baleela, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. Duke diskutuar rreth marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, u theksua se raportet dypalëshe po zhvillohet gjithnjë e më shumë. “Kryeministri shprehu…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në zyrën e tij Imamin e Qabesë, Dr. Bandar Baleela, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Duke diskutuar rreth marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, u theksua se raportet dypalëshe po zhvillohet gjithnjë e më shumë.
“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e Arabisë Saudite dhe popullit të Arabisë Saudite ndaj Kosovës në periudhat më të vështira të saj dhe theksoi përkushtim për të afruar më shumë popujt përmes bashkëpunimit në fushat e turizmit, arsimit, ekonomisë dhe kulturës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në vitin e kaluar, në frymën e lehtësimit të këtij shkëmbimi dhe afrimit të mëtejshëm, u nënshkrua marrëveshja për fluturime direkte mes Kosovës dhe Arabisë Saudite, që reflekton nivelin në rritje të bashkëpunimit tonë.
Gjatë viteve të fundit, mijëra qytetarë nga të dy vendet kanë vizituar njëri-tjetrin për arsye të ndryshme, qoftë për qëllime turizmi, biznesi apo fetare.
Në këtë takim, Imami i Qabesë ishte i shoqëruar nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe përfaqësues të tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës.