Kurti premton reformim të arsimit dhe shtesa për fëmijët
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në ekspozenë e tij në Kuvend ka thënë se arsimi do të reformohet.

Lajme
“Shkollat tona duhet të kthehen në vendin që prodhojnë shkencëtarë inovatorë dhe që përgatisin gjeneratat e reja për konkurrencën globale. Të rinjtë tanë kanë dëshmuar se kur iu ofrohen kushtet mund të sfidojnë bashkëmoshatarët e tyre.
Zyrtare/ Tre zv-kryeministra e 15 ministra – përbërja e plotë e Qeverisë së re
“Do të rishikojmë kurikula në arsimin e hershëm duke e orientuar atë nga aftësitë vetërregulluese të fëmijëve dhe do të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme profesionale për mësimdhënësit në zbatimin e saj. Do të bëjnë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës në mënyrë që të sigurohemi se diploma siguron një vend të punës dhe do të kthejmë integritetin dhe dinjitetin te mësuesit dhe profesorët duke kthyer profesionalizmin në shkollat dhe universitetet tona”.
“Universitetet do t’i fuqizojmë me fondin e hulumtimeve, me më shumë buxhet, me më shumë mbështetje dhe do të stimulojmë angazhimin e studentëve përmes punës praktike në të gjitha institucionet publike në vend”.
Kurti, në seancën ku pritet të votohet qeveria e re, ka thënë se do ta reformojnë edhe sistemin shëndetësor.
“Infrastrukturë moderne, kushte për punë për mjeket dhe barna të mjaftueshme për pacientët. Do të kërkojmë profesionalizëm dhe integritet nga mjekët dhe do të ofrojmë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët. Do të shtojmë buxhetin për shëndetësi çdo vit dhe do të investojmë në zhvillimin e mjekësisë preventive në atë shkollore”.
Ai ka premtuar se fëmijët deri në 2 vjeç do të marrin nga 20 euro në muaj, derisa ata nga 2 deri në 16 vjeç nga 10 euro në muaj.
“Në vendin tonë askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuret. Fëmijët janë e ardhmja jonë. Mënyra se si kujdesemi për fëmijët tanë tregon të ardhmen që kemi. Pabarazainë ekonomike do të luftojmë me skema sociale dhe zhvillim ekonomik, por asnjëherë kjo pabarazi nuk duhet të ndikojë te fëmijët tanë. Çdo fëmijë në Kosovë, pavarësisht se ku ka lindur dhe kush është prindi, është i barabartë dhe secili duhet të zhvillojë potencialin dhe talentin e tij të dhënë nga Zoti. Shteti do ta garantojë këtë barazi, prandaj shpejt do të fillojmë me skemën e ndarjes së shtesave për fëmijë dhe nëna lehona. Për fëmijët deri në 2 vjeç do të ndahen nga 20 euro në muaj, ndërsa për ata nga 2 deri në 16 vjeç do të ndahen nga 10 euro në muaj”.
“Nëse një familje fiton më pak se 7000 euro në vit do të marrë 50 euro rimbursim për fëmijë, nëse fiton më pak se 6000 euro në vit do t’i ndahen 100 euro për fëmijë dhe nëse fiton më pak se 5000 euro do t’i ndahen 150 euro për fëmijë. Për nënat e papuna dhe lehona do të ndajmë pagën minimale në vlerë prej 250 eurosh në gjashtë muajt e parë të lindjes”.