Kurti pranon urime nga Kancelarja Merkel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga Kancelarja Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së tij Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Lajme
Sipas një komunikatë të Qeverisë së Kosovës, Kancelarja Merkel ka thënë se në përballje me detyrat sfiduese, Qeveria juaj dhe vendi juaj mund të llogarisin në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë.
“Në telegramin e urimit, Kancelarja Merkel ka veçuar vëmendjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka përmendur si çështje edhe dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja. Kancelarja Merkel i ka uruar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti shumë suksese në fushat që përbëjnë çelësin e konkretizimit të perspektivës evropiane të Kosovës”, njofton komunikata e qeverisë. /Lajmi.net/