Kurti: Po synohet ratifikimi i tradhtisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se është kriminale qëllimi i ratifikimit të demarkacionit.

Lajme

21/03/2018 17:08

Kurti është shprehur se ratifikimi i demarkacionit ka prodhuar një situatë kriminale.

“Qëllimi kriminal i kalimit të demarkacionit që komisioni Bulliqi ka thënë se paraqet vepër penale, është krim dhe ka krijuar një situatë. Ratifikimi i demarkacionit ka prodhuar një situatë kriminale. Komisioni i Bulliqit ka konstatuar se komisioni Meha ka bërë shkelje shumë të rënda deri te falsifikimi. Raporti i Bulliqit është aktakuzë për Mehën dhe Thaçin. Dhe po synohet ratifikimi i tradhtisë. Ne jemi duke kundërshtuar tendencat e vazhdueshme të këtij regjimi, dhe i vetmi institucion i pavarur në Kosovë e ky është komisioni shtetëror Bulliqi, e ky është duke u shkelur, e që ka kundërshtuar demarkacionin”, ka thënë Kurti.