Kurti: Po përgatiteshim që dy vite për “Defender Europe”, është fatkeqësi që na përjashtuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për suspendimin e FSK-së nga “Defender Europe 23” si rrjedhojë e sanksioneve nga tensionet e shkaktuara në veri. Kurti për REL tha se kjo është një fatkeqësi dhe e padrejtë, por që sipas tij, SHBA mbetet mike, partnere e aletate e pazëvendësueshme e Kosovës. “Çfarë kemi parë është…

Lajme

31/05/2023 13:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për suspendimin e FSK-së nga “Defender Europe 23” si rrjedhojë e sanksioneve nga tensionet e shkaktuara në veri.

Kurti për REL tha se kjo është një fatkeqësi dhe e padrejtë, por që sipas tij, SHBA mbetet mike, partnere e aletate e pazëvendësueshme e Kosovës.

“Çfarë kemi parë është suspendimi nga ushtrimi “Defender Europe 23” dhe ne kemi qenë duke u përgatitur qe dy vjet për këtë. Është fatkeqësi. Nuk mendoj se është e drejtë, por kush jam unë të vendosi?!”, tha ai.

“Përsëri, më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tone”, tha tutje ai. /Lajmi.net/