Kurti përuroi asfalitimin e rrugës në Dragash por nuk e ftoi kryetarin e kësaj komune
Para dy ditësh u bë përurimi i rrugës së asfaltuar e cila lidh fshatin Kërstec të Komunës së Dragashit dhe dy fshatra të Shqipërisë të banuar nga komuniteti joshumicë. Për ndërtimin e kësaj rruge Qeveria e Kosovës ndau 2,6 Mil. euro. Komuna e Dragashit sot ka bërë një reagim publik ku u tha se në…
Lajme
Para dy ditësh u bë përurimi i rrugës së asfaltuar e cila lidh fshatin Kërstec të Komunës së Dragashit dhe dy fshatra të Shqipërisë të banuar nga komuniteti joshumicë. Për ndërtimin e kësaj rruge Qeveria e Kosovës ndau 2,6 Mil. euro.
Komuna e Dragashit sot ka bërë një reagim publik ku u tha se në këtë përurim nuk u ftua kryetari i kësaj komune.
“Në ceremoninë e përurimit, përveç Kryeministrit Kurti të ftuara ishin edhe shumë personalitete nga Kosova dhe Shqipëria, e ndër ta edhe kryetari i Bashkisë Kukës. Në këtë ceremoni nuk ishte ftuar kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, si dhe asnjë përfaqësues nga komuniteti joshumicë, nëpër pronat e të cilëve u ndërtua kjo rrugë.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.
Kjo komunë thotë se mosftuarja e kryetarit është një veprim i shëmtuar dhe partiak i organizatorëve të kësaj ceromonie
“Mosftuarja e kryetarit të Komunës sonë dhe ftuarja e kryetarit të Bashkisë Kukës, ishte një lëshim protokollar dhe një veprim i shëmtuar dhe jo i ndershëm i atyre që e organizuan këtë ceremoni. Po ashtu edhe injorimi që iu bë komunitetit joshumicë të Komunës sonë.” ka shkruar Komuna e Dragashit./Lajmi.net/