Kurti për vrasjen e Abes: Ai ishte mik i mrekullueshëm i Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Lajme
Ai e ka quajtur këtë lajm “pikëllues dhe tronditës”, teksa ka shtuar se Abe ishte lider i shquar dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë në Tëitter i kryeministrit Kurti:
Jemi të pikëlluar dhe të tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë… /Lajmi.net/
We’re saddened & shocked by the murder of former Prime Minister Shinzo Abe. PM Abe was an outstanding leader of Japan & wonderful friend to Kosova. The Government of the Republic of Kosova & our people are praying for PM Abe’s family, his friends, & the people of Japan. pic.twitter.com/jdkc1NVta3
— Albin Kurti (@albinkurti) July 8, 2022