Kurti për të mbijetuarat e dhunës: Përkundër traumave të pashlyeshme, kanë treguar forcë të jashtëzakonshme për të ndërtuar një jetë të re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në 25 vjetorin themelimit të organizatës Qendra Kosovare për Rehabilitim të Mbijetuarave të Torturës (QKMRT). Ai me rastin e fjalës së tij tha se për këto 25 vjet ishte jetik roli i organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht ato të udhëhequra nga gratë, mbrojtja e të drejtave të…

Lajme

16/10/2024 12:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në 25 vjetorin themelimit të organizatës Qendra Kosovare për Rehabilitim të Mbijetuarave të Torturës (QKMRT).

Ai me rastin e fjalës së tij tha se për këto 25 vjet ishte jetik roli i organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht ato të udhëhequra nga gratë, mbrojtja e të drejtave të njeriut është mision humanitar që kërkon përkushtim, guxim dhe empati.

Tutje, Kurti shtoi se edhe përkundër traumave të pashlyeshme, të mbijetuarat kanë treguar forcë të jashtëzakonshme për të ndërtuar një jetë të re.

“Për këto 25 vjet ishte jetik roli i organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht ato të udhëhequra nga gratë, mbrojtja e të drejtave të njeriut është mision humanitar që kërkon përkushtim, guxim dhe empati. Përkundër traumave të pashlyeshme, të mbijetuarat kanë treguar forcë të jashtëzakonshme për të ndërtuar një jetë të re. Mirënjohje për to. Si shtet e shoqëri po ecim përpara, teksa po punojmë për ballafaqimin me të kaluarën, me përkushtimin tonë për të luftuar padrejtësitë. Me këtë qëllim kemi miratuar për herë të parë strategjinë për drejtësi tranzicionale. E ardhmja që po ndërtojmë do të jetë më e mirë. Gëzuar 25 vjetorin”, u shpreh kryeministri i vendit, transmeton lajmi.net.