Kurti për takimin me O’Brien: Diskutuam për zbatimin e plotë të marrëveshjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Gjermani ku edhe është takuar me ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien. Për këtë takim ka njoftuar Kryeministri Kurti përmes një postimi në “X”. Ai tha se ne do të jemi gjithmonë mirënjohës SHBA-ve për mbështetjën…

Lajme

25/04/2024 12:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Gjermani ku edhe është takuar me ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Për këtë takim ka njoftuar Kryeministri Kurti përmes një postimi në “X”.

Ai tha se ne do të jemi gjithmonë mirënjohës SHBA-ve për mbështetjën ndaj Kosovës, deri sa tregoi që kanë diskutuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes.

“Takova ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, O’Brien dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes bazë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin qendror dhe mbështetjen për Kosovën në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë: