Kurti për suksesin e djeshëm në Paris: Dy vjet e gjysmë punë e pareshtur sistematike, institucionale dhe politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Faceboook pasi Kosova e kaloi me sukses votimin në hapin e parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai ka shkruar “dy vjet e gjysmë punë e pareshtur sistematike, institucionale dhe politike. Dhjetëra zyrtarë shteti aktivë përditë gjithandej”. Kurti ka thënë se hapi i parë ishte mbledhja…

Lajme

28/03/2024 11:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Faceboook pasi Kosova e kaloi me sukses votimin në hapin e parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai ka shkruar “dy vjet e gjysmë punë e pareshtur sistematike, institucionale dhe politike. Dhjetëra zyrtarë shteti aktivë përditë gjithandej”.

Kurti ka thënë se hapi i parë ishte mbledhja e ambasadorëve në KiE më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje, ndërsa hapi i tretë do të jetë më 18 prill.

Kryeministri Kurti ka shtuar se hapi i fundit është në maj në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare.

“Hapi i parë i suksesit publik ishte mbledhja e ambasadorëve në Këshillin e Evropës më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike, hapi i tretë do të jetë Asambleja Parlamentare më 18 prill 2024 dhe i fundit ai i anëtarësimit një muaj më pas, në maj, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare.”

Ai ka falënderuar ministren Gërvalla, zv/ministrin Ahmeti, grupin e deputetëve të kryesuar nga Saranda Bogujevci dhe ambasadorin Lulzim Hiseni.

“Falënderoj të gjithë ata të cilët u angazhuan e kontribuan që në këtë pranverë të bëhemi anëtar të Këshillit të Evropës, e në veçanti falënderoj Zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, zëvendësministrin, Kreshnik Ahmeti, grupin e deputetëve të kryesuar nga nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, dhe ambasadorin tonë në Strasbourg, Lulzim Hiseni.”

Kurti ka thënë se kjo është një e arritur e madhe për popullin dhe shtetin e Kosovës dhe mundësi e re për qytetarët pa dallim.

“E arritur e madhe për popullin dhe shtetin tonë, mundësi e re për qytetarët e Kosovës pa dallim. Vlerat themeltare të Këshillit të Evropës, pra demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, i vijnë e i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë të mirë e progresiste.”

Postimi i plotë: