Kurti për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ: Kanë lidhje me Radojiçiqin dhe ishin qenë fort problematik edhe para sulmit në Banjskë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Kurti ka thënë se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje që përfaqësohet nga dy anëtarë në KQZ ka qenë i tilli pasi që edhe para sulmit terrorit në Banjskë me 24 shtator të vitit…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Kurti ka thënë se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje që përfaqësohet nga dy anëtarë në KQZ ka qenë i tilli pasi që edhe para sulmit terrorit në Banjskë me 24 shtator të vitit të kaluar Lista Serbe ka qenë fort problematike.
Sipas Kurtit edhe përshkallëzimi i situatës ka ardhur atëherë kur ata me urdhër nga Beogradi kanë dhënë dorëheqje në veri të Kosovës, në polici, në gjyqësi, në Komuna dhe nga Parlamenti i Kosovës me 5 nëntor 2022.
“Kur kësaj ia shtojmë edhe sulmin terrorist në Banjskë i cili është kryer nga nënkryetari I Listës Serbe, Milan Radojiçiq që është defakto shefi i Listës Serbe sepse eksponentët e Listës Serbe me në krye Zlatak Elek që është kryetari i Listës Serbe takohen me Radojiçiqin në Serbi marrin instruksione apo urdhra prej tij, është e qartë që qëndrimi ynë si LVV që I kemi përfaqësuesit në QKZ nuk ka mundur të jetë ndryshe. <e në të njëjtën kohë edhe kemi alarmuar se çfarë po ndodh sepse e kemi policin e vrarë, Afrim Bunjakun, i kemi fëmijët e tij jetimë dhe në anën tjetër e kemi Milan Radojiciqin në liri në Serbi i cili planifikon sulme të reja e disa prej tyre edhe i realizon ndonëse është i pakënaqur me dëmin që na ka shkaktuar sikurse ky me 29 nëntor në kanalin Ibër Lepenc. Andaj, qëndrimi negativ, veprimet destructive dhe sjellja penguese të Listës Serbe ndaj Republikës së Kosovës janë të njohura publikisht për të gjithë”, ka thënë Kurti sot në një konferencë për media.
Ai ka shtuar se Lista Serbe po e përfaqëson shtrirjen e gjerë dhe shkallën e lartë të ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe në zgjedhjet në Kosovë. Sipas Kurtit, politikisht Lista Serbe është dega më besnike e partisë në pushtet, partisë shtet në Serbi.
“Lista Serben në pikëpamjen time e unë besoj edhe të qytetarëve të Kosovës përfshirë edhe serbët ketu nuk është shprehje e organizimit politik të serbëve në Kosovë por është diktat IiBeogradit mbi serbët e Kosovës duke ia sipër vendosur asaj partie për shef Milan Radojiciqin. Tash ne e dimë që Lista Serbe asnjëherë nuk është distancuar ndaj sulmit terrorist në Banjskë të Zvecanit dhe kjo përkundër faktit që Milan Radojiciq e ka pranuar krimin e tij dhe ai ka një aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës së bashku me paramilitarët e tjerë që vepruan më 24 shtator të vitit të kaluar. Për aq kohë sa Milan Radojiciq nuk dorëzohet tek autoritetet e Kosovës, Lista Serbe do të jetë krahu politik i Radojiciqit dhe I terrorizmit shtetëror serb. Unë besoj se Lista Serbe është pengesa më e madhe për integrimin e vërtetë të serbëve në Kosovë, prej djegies së veturave e pronave tek rrahja brutale e serbëve që integrohen në Kosovë e deri tek ngacmimet, kërcënimet, shantazhet që u bëhen serbëve në Kosovë, të gjitha këto e mbajnë edhe nënshkrimin edhe vulën e Listës Serbe”, ka thënë Kurti.
Kurti tha se është “çuditur” në vitin 2021 që morën 2 nga 11 anëtarë në KQZ ndonëse kishin marrë 50 për qind të votave.
Ai shtoi se u problematizua “qëndrimi i VV-së që dihej botërisht”.
“Ndonëse për certifikimin e Listës Serbe nuk kanë nevojë për dy të VV-së se ata që e kanë krijuar Listën Serbe dhe e kanë përkëdhelur në pushtet për shumë vite ata tash nuk e mbështetën Listën Serbe. Prej VV-së askush nuk ka pasur pritje të tilla, ne jemi adresa e gabuar për këso lloj diskutimesh që po bëhen”, tha ai në fund. /Lajmi.net/