Kurti për incidentin e Osmanit në Shkup: Po presim raport të hollësishëm, besoj se duhet të synojmë të vërtetën e jo tensionimin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me incidentin e ndodhu të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Ai tha se ka qenë një përjetim i rëndë për presidenten Vjosa Osmani, por se gjërat duhet të zbardhen deri në fund dhe të dihet se si ka qenë në të vërtetë rasti. Kreu…

Lajme

05/08/2024 12:44

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me incidentin e ndodhu të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

Ai tha se ka qenë një përjetim i rëndë për presidenten Vjosa Osmani, por se gjërat duhet të zbardhen deri në fund dhe të dihet se si ka qenë në të vërtetë rasti.

Kreu i Qeverisë, Kurti theksoi se gjëra të tilla s’duhet që të përsëriten.

“Pa dyshim ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes Vjosa Osmani, me dy gusht në aeroportin e Shkupit, ka qenë me familje dhe me dy vajza të vogla. Autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shteti këtu kanë shprehur keqardhje për rastin. Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje, dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe mos të përsëritet kurrë më një situatë e tillë”, potencoi ai.

Po ashtu ai tha se Kosova s’ka pasur qëndrim zyrtar se ka qenë provokim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut ngjarja e presidentes Osmani.

“Nuk e di se kemi pasur qëndrim të tillë si institucione se ka qenë provokim, por jo institucionet Republikës. MPJD ka dhënë qëndrimin e saj që është qëndrim i Republikës së Kosovës, po ashtu kemi parë edhe qëndrimin e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut”,theksoi Kurti, shkruan lajmi.net.

“Besoj se duhet të synojmë të vërtetën dhe assesi tensionimin. Pra le të zbardhet rasti, janë institucionet që e bëjnë këtë. Ne s’mund të bëjmë edhe zyrtarin doganor, edhe zyrtarin policor edhe atë që mbikëqyr aeroportin”./Lajmi.net/