Kurti për Dua Lipën: Diplomatja më e mirë që Kosova mund ta kishte kërkuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për çmimin që fitoi këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në Këshillin Atlantik në SHBA.

ShowBiz

11/11/2021 20:15

Kurti në një postim në Twitter e ka quajtur Lipën si “diplomatja më e mirë që Kosova mund ta kishte kërkuar”.

Postimi i plotë:

Dua Lipa nuk është vetëm këngëtare e famshme. Ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim dhe është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.

Urime për tuajin çmimin në Këshillin Atlantik.

Ju jeni një frymëzim dhe vendi juaj është krenar për ju. /Lajmi.net/