Kurti për aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiq: Shpresoj të mos jetë në kundërshtim me ato të tetorit 2025, sepse është e njëjta çështje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur për vendimin e fundit nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb që ishte bërë në vitin e kaluar. Aktgjykimi i nxjerrë nga Kushtetuesja theksoi se zgjedhja e Rashiqit ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kurse…

Lajme

30/01/2026 11:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur për vendimin e fundit nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb që ishte bërë në vitin e kaluar.

Aktgjykimi i nxjerrë nga Kushtetuesja theksoi se zgjedhja e Rashiqit ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kurse Kurti deklaroi se shpreson që ky aktgjykim të mos jetë i njëjtë me vendimet e tetorit 2025 të Kushtetueses, sepse tha se bëhet fjalë për të njëjtën çështje, transmeton lajmi.net.

“Ndërkaq sa i përket Kushtetueses ne kemi vetëm njoftimin, e jo arsyetimin për vendimin e tyre besoj se në javën e ardhshme do të kemi aktgjykimin me përmbajtjen e plotë e do të mund ta japim një përgjigje nga ana jonë.Unë shpresoj se aktgjykimi i Kushtetuese së janar-shkurtit 2026 të mos jetë në kundërshtim me aktgjykimet e muajit tetor 2025 sepse bëhet fjalë për të njëjtën çështje”./Lajmi.net/