Kurti për aksionin e djeshëm: Ajo s’është ministri e Liburn Aliut- Ministrat janë shërbëtor, por ende s’kam informata për çka po hetohen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë. Me këtë rast, Kurti është pyetur në lidhje me aksionin e djeshëm tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila drejtohet nga Liburn Aliu. Ai tha se s’mund të deklarohet gjerë e gjatë, pasi nuk…

Lajme

09/10/2024 13:14

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.

Me këtë rast, Kurti është pyetur në lidhje me aksionin e djeshëm tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila drejtohet nga Liburn Aliu.

Ai tha se s’mund të deklarohet gjerë e gjatë, pasi nuk posedon informacion të detajuar.

Por ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit që iu referuar si ministria e Liburn Aliut, tha se ajo s’është ministria e Aliut dhe se ministrat janë vetëm shërbyes.

“Së pari Ministria nuk është e Liburn Aliut, ai vetëm është ministër në Ministri të Mjedisi dhe Planifkimit Hapësinor. E ministria është në kuadër të Qeverisë së Kosovës, ët gjithë jemi këtu punëtor s’jemi pronar asnjëheri jemi shërbyes e ministër vjen nga latinishtja është shërbëtor. Kjo s’është dashur të jetë asnjëherë, por ndoshta nga e kaluara kur ashtu është dukur se ashtu është sjellur, kanë ngelur këto keqkuptime”, tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se personi i parë i arrestuar duke iu referuar kështu Izedin Bytyqit, është  zyrtar në institucionet e Kosovës prej më shumë se dy dekadash.

“Personi i parë i arrestuar është një zyrtar që punon në institucione të Kosovës prej dy dekadash dhe s’kam informacion për çfarë janë hetuar e përndjekur por besoj se gjithçka do të sqarohet , por nuk mundem në kushtet kur mungon informacioni përveç imazheve që shfaqen në mediat tona të jap gjykime përmbajtjesore”,shtoi ai ./Lajmi.net/