Kurti për zëvendësministrin e ri të MINT, “ende nuk kemi arritur të shqyrtojmë krejt çka po thuhet”
Kryeministi kërkoi kohë për ta shqyrtuar atë çfarë po thuhet për zëvendësministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Agim Hyseni të cilin e emëroi dje. Resul Makreshi u shkarkua paraprakisht nga kjo pozitë, ndërsa Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës thotë se zëvendësministri aktual është i dënuar për keqpërdorim fondesh. “Me partinë e cila i përfaqëson…
Lajme
Kryeministi kërkoi kohë për ta shqyrtuar atë çfarë po thuhet për zëvendësministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Agim Hyseni të cilin e emëroi dje.
Resul Makreshi u shkarkua paraprakisht nga kjo pozitë, ndërsa Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës thotë se zëvendësministri aktual është i dënuar për keqpërdorim fondesh.
“Me partinë e cila i përfaqëson ashkalinjtë në Kuvendin e Republikës dhe në Qeverinë tonë unë jam në koalicion. Prandaj zëvendësministri nga radhët e tyre është si emër i veçantë pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit. Tash ne ende nuk kemi arritur ta shqyrtojmë krejt çfarë thuhet për zëvendësministrin e ri, por kur ta bëjmë këtë do ta marrin veprimin apo vendimin adekuat. Por tash nuk mund të flasë për këtë gjë. Porsa e emëruam atë”, tha Kurti në një konferencë për media, kur u pyet për këtë çështje.