Kurti pas votimit të Kosovës në AP të NATO-s: Bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj avancimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka cilësuar si vendim të rëndësishëm ndërrimin e statusit të Kosovës në anëtare të asocuar, “Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë…

Lajme

27/05/2024 14:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj avancimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka cilësuar si vendim të rëndësishëm ndërrimin e statusit të Kosovës në anëtare të asocuar,

“Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se pavarësisht fushatës së Serbisë, Sofja sot ishte vendtakimi në të cilin Kosova bëri një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik.

Postimi i plotë: