Kurti pas ndeshjes: Nëse Kosova vazhdon të luajë kështu, do t’na duhet një stadium më i madh
Kosova ka fituar kundër Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

Lajme
“Dardanët” si duket ishin në formë sot, duke fituar dhe dominuar ndeshjen, shkruan lajmi.net.
Ndeshjen nga afër e ka ndjekur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili pas ndeshjes ka deklaruar se nëse Kosova vazhdon të luajë kështu, do t’na duhet një stadium më i madh.
“Mund të themi që përveq që s’kemi parë ndeshje kaq të bukur, nuk kemi shijuar as fitore kaq të këndshme. Nuk është i mjaftueshëm kapaciteti i stadiumit. Nëse vazhdojnë kështu të luajnë na duhet një stadium më i madh. Loja e sotme ka treguar që Kosova ka ekip të jashtëzakonshëm, i cili nuk do të kënaqet me pjesëmarrje, por me suksese më të mëdha”, tha Kurti në Klan Kosova.
Me këtë fitore Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit të 2-të në Ligën C.
Kujtojmë se Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje kundër Greqisë të dielën, ndeshje e cila do të mbahet në Athinë dhe Kosovës i nevojitet patjetër fitorja. /Lajmi.net/