Kurti pas kryeministrit synon pozita të tjera, në 2039-tën dëshiron të bëhet “ambasador i Kosovës në Paris”

Kryeministri më detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në shënimin e Ditës Kombëtare të Republikës së Francës. Në fjalën e tij, Kurti parashikoi se ku mund të jetë e ardhmja e ambasadorit francez në Kosovë, Olivier Guero, që e përfundon mandatin e tij si ambasador së shpejti. Përveç tij, Kurti ka treguar edhe për…

Lajme

15/07/2026 09:44

Kryeministri më detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në shënimin e Ditës Kombëtare të Republikës së Francës.

Në fjalën e tij, Kurti parashikoi se ku mund të jetë e ardhmja e ambasadorit francez në Kosovë, Olivier Guero, që e përfundon mandatin e tij si ambasador së shpejti.

Përveç tij, Kurti ka treguar edhe për synimet e tij në të ardhmen.

“Dhjetë ditë më parë, festuam 250-vjetorin e Revolucionit Amerikan dhe pas trembëdhjetë vitesh do të festojmë po ashtu 250-vjetorin e Revolucionit Francez. Deri atëherë, në vitin 2039, unë mund ta kem mësuar shumë mirë gjuhën frënge, në mënyrë që të bëhem ambasador në Paris, ndërsa Franca mund të ketë ndërruar shumë kryeministra, kështu që Olivieri të bëhet Ministër i Punëve të Jashtme”, tha Kurti.

Ai më pas lavdëroi punën e ambasadorit, duke thënë se angazhimi i tij i ka afruar vendet edhe më shumë.

“Kjo mbrëmje ka një rëndësi të veçantë, pasi shënon Ditën tuaj të fundit Kombëtare në Kosovë në cilësinë tuaj si Ambasador. Gjatë mandatit tuaj, ju e keni përfaqësuar vendin tuaj me dinjitet dhe jeni angazhuar me vendin tonë me çiltërsi dhe mirësjellje, duke i afruar edhe më shumë dy vendet tona”, ka thënë Kurti.

Guerot dje në këtë datë të shënuar, iu ka rikujtuar politikanëve në Kosovë që duhet të bëjnë kompromis për të zgjidhur ngërçin politik. /Lajmi.net/