Shqipëria hapi kapitujt e parë për anëtarësim në BE, Kurti: I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në një postim në rrjetin social ‘’Facebook’’ ai ka uruar shtetin shqiptar për këtë rrugë të re që ka marrë të cilët në fund përfitojnë qytetarët dhe vendi. “I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë!…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në një postim në rrjetin social ‘’Facebook’’ ai ka uruar shtetin shqiptar për këtë rrugë të re që ka marrë të cilët në fund përfitojnë qytetarët dhe vendi.
“I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi.”-u shpreh Kurti
Tutje Kurti është shprehur se Bashkimi Evropian është qëllim i përbashkët i dy shteteve dhe ka shtuar se nga ky rrugëtim i Shqipërisë do të përfitojë edhe Kosova
“Bashkimin Evropian e kemi qëllim të përbashkët me Shqipërinë, jo vetëm si cak anëtarësimi, por edhe si vlerë e shoqërive tona demokratike, mirëqenie për qytetarët tanë dhe orientim i dy shteteve tona. Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian.” ka thënë kryeministri Kurti./Lajmi.net/