Kurti para takimit tek presidentja Osmani: Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje
Lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti, po merr pjesë sot në një takim të thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku janë të pranishëm të gjithë liderët e partive politike. Takimi vjen pas dështimit të Kurtit javën e kaluar për të siguruar votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë…
 
                        Lajme
Lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti, po merr pjesë sot në një takim të thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku janë të pranishëm të gjithë liderët e partive politike.
Takimi vjen pas dështimit të Kurtit javën e kaluar për të siguruar votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë së re, duke lënë të hapur nevojën për diskutime mbi hapat e ardhshëm.
Para se të hynte në takim, Kurti deklaroi: “Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje dhe falënderojmë presidenten për takimin.”
Diskutimet pritet të fokusohen në gjetjen e një rrugëdaljeje nga ngërçi politik dhe sigurimin e një procesi të qëndrueshëm për formimin e qeverisë së ardhshme./lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      