Kurti: Paga e 13 për sektorin publik, rritja e pensioneve nga 120 euro në 150 euro e rritje e shtesave për lehona e fëmijë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se sot po bëhet shqyrtimi i projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin fiskal 2026. “Edhe ky buxhet do të ketë shumë risi. Së pari kam kënaqësinë t’ju njoftoj se është buxhet në vlerë prej 4…

Lajme

31/10/2025 09:53

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se sot po bëhet shqyrtimi i projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin fiskal 2026.

“Edhe ky buxhet do të ketë shumë risi. Së pari kam kënaqësinë t’ju njoftoj se është buxhet në vlerë prej 4 miliardë euro. ¼ apo rreth 1 miliard euro janë investuar për investime kapitale. Risi do jetë edhe dhënia e pagës së 13.Kushdo që punon së paku 12 muaj në sektorin publik, në fund do ta fitojë me qeverinë tonë edhe pagën e 13.Po ashtu është edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë me çdo vite përvojë pune. Përfshin edhe rritjen e pensioneve, shtesat për lehona e fëmijë. Angazhimet në superpuna e mbështetje për familje”,deklaroi Kurti.

Ai tha se po ashtu rritet mbështetja për barna esenciale, por edhe mbështetja për kulturën dhe sportin.

“Rritet mbështeta për sektorin privat dhe bujqit, por edhe investimet në infrastrukturë. Sigurohet qëndrueshmëria dhe vijimësia e shtetit tonë.Megjithëse jemi qeveri në detyrë, Kuvendi ka paraparë se ku formimi mund të zgjasë më shumë se sa që duhet, shteti vazhdon funksionimin.Parashihet se edhe Qeveria që ka përfunduar mandatin e plotë mund të paraqes para kuvendit projektbuxhetin . Sot si Qeveri përveç se po zbatojmë një detyrim ligjor për respektim të afateve për miratim të projektligjit të buxhetit, po e bëjmë që shteti të mos mbetet pa buxhet.I takon Kuvendit dhe të gjithë deputetëve që këtë buxhet ta miratojnë para se të shkohet në zgjedhje të reja, në mënyrë që të mos ndeshemi me situate ku shteti nuk ka buxhet të miratuar”,tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se “Kemi propozimin për rritjen e pagës minimale që do ndikojë në rreth 150 mijë të punësuar. Sot ka lajme të mira edhe për pensionistët, pasi pensioni minimal nga 120 euro, do bëhet 150 euro duke filluar nga muaji nëntor që nis nesër”. Pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro, duke filluar nga muaji nëntor i cili fillon nesër. Kjo rritje prek 200 mijë pensionist në kategori të pensioneve bazike, për personat me aftësi të kufizuar, për të rritur, për fëmijë, pensionin invalidor të punës, Nga muaji nëntor shtesat për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç do të rriten për 50%, pra një nënë më dy fëmijë do ti marrë 60 euro”.

Kurti bëri të ditur se “Nga muaji nëntor shtesat për fëmijët nga 0 deri 16 vjeç do rriten për 50 %, pra një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaji i ardhshëm do t’i marrë 60 euro”./Lajmi.net/