Kurti nuk tërhiqet: Për shumë gjatë Ura e Ibrit na mbajti në distancë, le ta bëjmë atë simbol të normalizimit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me protestën që mbajtën sot serbët në afërsi të urës së Ibrit. Kurti tha se protesta sot përfundoi pa asnjë incident, ndërsa falënderoi institucionet e sigurisë që garantuan mbarëvajtjen e qetë të saj. Kryeministri Kurti tha protestat janë e drejtë demokratike, të cilën e gëzojnë dhe…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me protestën që mbajtën sot serbët në afërsi të urës së Ibrit.
Kurti tha se protesta sot përfundoi pa asnjë incident, ndërsa falënderoi institucionet e sigurisë që garantuan mbarëvajtjen e qetë të saj.
Kryeministri Kurti tha protestat janë e drejtë demokratike, të cilën e gëzojnë dhe mund ta ushtrojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Komuna e Mitrovicës së Veriut nesër prej orës 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal, organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”,tha Kurti.
Ai ka ftuar qytetarët e komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit institucional dhe institucionet e vendit.
“Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, theksoi Kurti.
Kryeministri Kurti vazhdimisht ka insistuar në hapjen e urës së Ibrit, duke thënë se hapja e saj s’do i bëj dëm askujt anipse ky pro pozim i tij po kundërshtohet në vazhdimësi nga ambasadorët e shteteve të huaja./Lajmi.net/