Kurti nuk po paraqitet në Prokurori, kreu i KGJK’së: Deri tash Gjykata për këtë rast me përpikmëri e ka zbatuar ligjin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po i përgjigjet urdhrit të Gjykatës Themelore për të dhënë dëshminë për një rast në Prokurorinë Speciale. Lidhur me këtë, në “Info Magazine”, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se gjyqësori ka si detyrim të zbatojë ligjin në frymë kushtetuese pa e parë emrin e…

Lajme

25/05/2025 20:32

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po i përgjigjet urdhrit të Gjykatës Themelore për të dhënë dëshminë për një rast në Prokurorinë Speciale.

Lidhur me këtë, në “Info Magazine”, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se gjyqësori ka si detyrim të zbatojë ligjin në frymë kushtetuese pa e parë emrin e subjektit që do t’i nënshtrohet procesit.

“Ajo çka mund të them deri në këtë moment, është se Gjykata është absolutisht 100 për qind në zbatim të ligjit për rastin që iu referoni. Gjykata është transparente dhe ka zbatuar ligjin deri në këtë çast”, tha tutje Zogaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ëhtë paraqitur në thirrjen që i ka bërë Prokuroria Speciale për të dëshmuar në lidhje me rezervat shtetërore.

Ai është ftuar disa herë nga Prokuroria por ftesën e parë e ka pranuar me 11 dhjetor 2024, dy muaj para zgjedhjeve.

Prokuroria Speciale i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë ta urdhërojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të paraqitet në Prokurori më datë 19 shkurt 2025, por as kësaj nuk i është përgjigjur pozitivisht.

Dy herë, ai është dënuar me nga 250 euro gjobë pasi nuk është paraqitur në Prokurori.

Ky ‘injorim’ i tij ndaj Prokurorisë është kritikuar shumë nga njohësit politik dhe të drejtësisë, pasi sipas tyre kjo ndikon negativisht në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë në Kosovë.